You are here
Home > Kombëtarja > Puthi arbitrin dhe këpucën e trajnerit, i pazakonti Krasniqi mund të rivalizojë Nejmarin dhe Mbapen

Puthi arbitrin dhe këpucën e trajnerit, i pazakonti Krasniqi mund të rivalizojë Nejmarin dhe Mbapen

Një festim i çuditshëm, deri në kufijtë e qesharakes, Liridon Krasniqi rrëmbeu vëmendjen maksimale në Malajzi por edhe jashtë këtij territori, pas golit të realizuar në një takim të Kedah ndaj JDT përpara disa kohësh, që u mbyll me rezultatin 3-1.

Sulmuesi shqiptar dikur puthte arbitrin e takimit pas një goli të shënuar, në gëzim e sipër, por duke mos u ndalur vetëm këtu. Në fund, futbollisti 26-vjeçar puthi edhe këpucën e trajnerit të tij, për të përmbushur një skenë që do bëhej shumë e njohur në rrjetet sociale. Pas këtij festimi, disa kohë më vonë Krasniqi do të njoftonte largimin nga skuadra me lot në sy, për kohën e gjatë dhe me kujtime të bukura që kishte kaluar te Kedah.

Futbollisti 26 vjeçar nuk tregoi destinacion, por tashmë e ka një të tillë. Liridon Krasniqi ka shansin për të veshur fanellën e Angers. Ekipi francez që luan në elitën e futbollit francez, ka marrë në provë sulmesin shqiptar për ta pasur në përbërje të tij.

Në kalim i tillë i Krasniqit, do ta bënte sulmesin më ambicioz për të konkuruar mes sulmesëve më të mirë si Nejmar, Cavani, Mbappe, e shumë të tjerë. Në katër sezone, Krasniqi arriti të realizonte 105 ndeshje, ku ka realizuar 38 gola dhe ka dhënë 52 asistime./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top