You are here
Home > Kombëtarja > “Pupu Shqipëria, deri në minutën e 85”, përjetimi i trajnerit të Francës pas shortit

“Pupu Shqipëria, deri në minutën e 85”, përjetimi i trajnerit të Francës pas shortit

Edvin Murati është figura legjendare e kombëtares shqiptare, ndërsa njëkohësisht është edhe një emër i njohur në arenën ndërkombëtare. Shumë vite karrierë të kaluar në Francë, teksa kulmi i tij do të arrinte me PSG-në dhe Lillen.

Në një intervistë për “RTSH Sport”, Murati ka rrëfyer edhe përjetimin e francezëve, pas shortit të hedhur në Dublin. Ai shprehet se Deshamp nuk e ka marrë lehtë Shqipërinë, ndërsa i shfaqen makthet e ndeshjeve të kaluara.

“Sinqerisht francezët na respektojnë, sepse me ta kemi bërë ndeshje të bukura. Ata nuk na marrin lehtë, madje deri para një jave isha me Deshampin që më tha: “Pupu Shqipëria, deri në minutën e 85”.

Kanë respekt për ne, sepse kemi zhvilluar një europian shumë të mirë. Kombëtarja po merr këto rezultate negative, sepse i mungon lideri. Detyra e trajnerit është të mbledh lojtarët dhe duhet një punë nga të gjithë protagonistët”, u shpreh Murati. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top