Periudha e Kombëtareve është në gjendje pushimi, ndërsa skenën e protagonistëve e kanë klubet. Por tek Shqipëria puna vazhdon si më parë, madje shumë më tepër se nga më parë. Ndryshimet e shumta që kanë ardhur nga FSHF në gjithë bazën e ekipeve kombëtare, kanë dhënë frytet e veta.
Goditja më e mirë, ishte padyshim vendosja e boshnjakut Mustendanagiç si drejtor i ekipeve kombëtare. Prej shumë ditësh ka nisur një tur i trajnerëve të grupmoshave të Shqipërisë, me Mustedanagiç në krye, që kanë parë talente të ndryshëm shqiptarë.
Pasi kanë shkuar në disa vende të ndryshme europiane, mes tyre edhe në Greqi, është koha për të punuar me talentet vendas. Këtë herë njoftohet se po zhvillohen seleksionimet në qytetin e Tiranës, për të vëzhguar më nga afër futbollistë të rinjë, që premtojnë për të ardhmen.
Në kushte të tilla një vëmendje më e madhe i kushtohet futbollit, por mbi të gjitha një motiv më shumë i jepet të rinjëve, për të vazhduar në rrugën e tyre, pasi kanë sy që i vëzhgojnë. Për një lojtar që ndodhet në hapat e parë, kjo është maksimumi. Një e ardhme e ndritur duket për Shqipërinë nëse vazhdohe në këto hapa. /Shqiperia.ch/