You are here
Home > Kosova > Prurjet e shtatorit, trajneri i Kosovës nuk i garanton vendin as Rexhbecajt dhe të magjishmit Toma

Prurjet e shtatorit, trajneri i Kosovës nuk i garanton vendin as Rexhbecajt dhe të magjishmit Toma

Trajneri i Kosovës ka folur së fundmi për prurjet e reja që priten te përfaqësuesja për takimet e shtatorit. Të gjithë e duan Elvis Rexhbecajn, por ëndrra e këtij të fundit mbetet Gjermania.

Kur mesfushori të rikthehet me këmbë në tokë, atëherë zgjidhja mbetet Kosova, pa harruar edhe shanset e Shqipërisë. Megjithatë trajneri Shaland nuk e lë derën tërësisht të hapur, duke thënë se lojtari i Wolfsburgut duhet të tregoj njëherë vlerat në Bundesligë, që të luaj me dardanët. E njëjta gjë vlen edhe për Bastien Tomën, me Kosovën që tashmë ka ndryshuar tërësisht dhe kjo jo vetëm në aspektin e rezultateve.

“Rexhbecaj dhe Toma? Nuk është problemi nëse më nevojiten, por nëse ata duan të luajnë për Kosovën. Përveç kësaj, ata duhet të luajnë në klubet e tyre dhe të jenë më të mirë. Ne kemi disa lojtarë të mirë tashmë dhe ka konkurrencë të madhe. Jam mjaft i lumtur nëse një lojtar dëshiron të luajë për Kosovën. Ne tani e nisim një etapë të re pasi disa lojtarë e kanë ndërruar klubin dhe për takimin e ardhshëm duhet ta shohim se kush po luan, kush është në formë, kush është i lënduar. Duhen studiuar të gjitha situatat.

Po Albert Vallçi? Vallçi e ka zgjedhur Austrinë, por nëse ai thotë se dua të luaj për Kosovën, OK ne mund të shohim, mund të flasim, mund ta shikojmë se si po luan me ekipin e tij. Ai mund të jetë një kandidat. Unë e përsëris, për mua një lojtar duhet të thotë dhe ta demonstrojë se dëshiron të luajë për Kosovën. Dhe më pas, nëse performancat janë të mira dhe kemi nevojë për të, mund të luajë për Kosovën. Ne kemi folur me të, nuk ka dashur të luajë për ne, por ne vazhdojmë të përcjellim çdo javë lojtarë. Flasim me lojtarët, me familjet. Gjëja më e rëndësishme për mua është që për ndeshjet e ardhshme t’i kemi në dispozicion lojtarët tanë më të mirë, të cilët mund të luajnë në klubet e tyre sepse disa prej tyre e kanë ndërruar klubin dhe shpresoj që të luajnë në ekipet e tyre, kjo është mjaft e rëndësishme. Ata duhet të luajnë me klubet e tyre dhe më pas të jenë të gatshëm për shtator, tetor dhe nëntor”, ka thënë Shaland për “Gazeta Expres”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top