You are here
Home > Futboll Bota > Provokoi Murinjon dhe theu Junajtid, Klop në vlerësimin për Shaqirin: Falenderoj Zotin që e kemi!

Provokoi Murinjon dhe theu Junajtid, Klop në vlerësimin për Shaqirin: Falenderoj Zotin që e kemi!

Liverpuli është një nga ato ekipe me traditë dhe me shumë emër në kampionatin anglez, por edhe në  skenën europiane. Tashmë ata janë kthyer në një potencial tepër të madh për të fituar titullin kampion në Angli, që mungon tek ta prej shumë vitesh.

Ditën e sotme, Liverpuli arriti të fitonte takimin me Manchester United, me rezultatin 3-1. Djemtë e Jurgen Klop, arritën të riktheheshin sërish në vendin e parë pas fitores së sotme. Në këtë përballje, e gjithë vëmendja u fokusua pikërisht tek lojtari me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri. Mesfushori  e nisi këtë sfidë nga stoli, teksa u aktivizua në lojë në minutën e 70.

Pikërisht ky zëvendësim bëri që të ndryshonte edhe rrjedha e lojës, pasi brenda 13 minutave, Xherdan Shaqiri shënoi 2 gola duke i dhuruar Liverpulit tre pikët e rradhës. Menjëherë pas përfundimit të sfidës, lëvdatat kanë qënë vetëm për Xherdanin. Trajneri i “The Redsave” u shpreh tepër i impresionuar nga paraqitja e Shaqirit, ku falenderon Zotin që ka në ekip një lojtar të tillë.

“Me zëvendësimin që bëra qëllova në shenjë. Kjo gjë funksionon vetëm në ato moment që skuadra është në vështirsi dhe ia dolëm. Skuadra po punon shumë për të arritur objektivat. Duhet të falenderoj Zotin, që kam në ekip një lojtar si Xherdani, pasi është një futbollist me cilësi të veçanta”, u shpreh Jurgen Klop pas sfidës.

Shaqiri provokoi jo pak me festimin e tij në ditën e sotme trajnerin kundërshtar, pasi zgjodhi të njëjtën mënyrë ashtu si Mourinho do të shkaktonte pakënaqësi te tifozët e Juventusit e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top