Një mbërritje e padëshiruar e ekipit serb, Crvena Zvezda, në kufirin e Jarinjës deryroi dhjetra forca policore të Kosovë t’u dalin në prit këtyre të fundit paraditen e së mërkurës. Duke e ditur se kufiri me fqinjët është mjaft i tensionuar, sërish serbët u munduan të përdorin futbollin si pretekst për të shkelur në tokën shqiptare. Si pasojë, Crvena Zvezda u kthye mbrapsht duke mos e zhvilluar ndeshjen e vetplanifikuar më ekipin e ashtuquajtur “Trepça”, nga veriu i Mitrovicës.
Pas kësaj tentative ka reaguar vet Presidenti i Federatës së Futbollit Agim Ademi. Në një deklaratë për mediat vendase, Ademi e quan jo të hijshëm veprimin e skuadrës së Serbisë, duke shkelur statusin e Kosovës por njëherazi edhe të vet UEFA-s.
“Ne kemi qenë në dijeni për tentimin për ta zhvilluar këtë ndeshje, të cilën e kemi kundërshtuar qysh nga fillimi dhe kemi kërkuar nga autoritetet përgjegjëse në Kosovë ta përkrahin vendimin tonë për të mos e lejuar Crvena Zvezdën të hyjë në Kosovë. Ne kemi qenë gjithmonë për promovimin e sportit dhe kemi lejuar organizimin e ndeshjeve bamirëse dhe atyre miqësore, mirëpo asnjëherë nuk do ta lejojmë zhvillimin e ndeshjeve zyrtare të Serbisë në Kosovë, sepse është kundër statutit tonë dhe të UEFA-s. Për ne është e rëndësishme që të mos lejohet zhvillimi i ndeshjeve të tilla në territorin e Kosovës”- ka deklauar Ademi.
Në këto kushte ekipi i veriut të Mitrovicës është detyruar të dali vet nga Kosova për të luajtur 1/16 e kupës së Serbisë. Ndeshja është spostuar në qytetin e Vojvodinës pranë komunës Stara Pazova. Ndërsa veprimi i qeverisë së Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Futbollit është quajtur si fitore diplomatike nga mediat dhe drejtuesit serbë.