Racizmi dhe futbolli nuk duhet të kenë asnjëherë lidhje me njëra-tjetrën, por ndonjëherë gërshetimi është i pashmangshëm. Thirrjet “ Kosova është Serbi” ndodhën në mënyrë të turpshme edhe ndaj Bullgarisë, ndërsa UEFA nuk është treguar e shurdhët në këtë aspekt.
Vendimi ka ardhur që një pjesë e tribunës kryesore të jetë e mbyllur për Bullgarinë në takimet që do të zhvillojë ndaj Anglisë dhe Çekisë. Në këtë mënyrë tifozët e prapambetur që kënduan kore të tilla ndaj Kosovës, i hoqën vetes mundësinë për të parë yjet e “tre luanëve” nga afër. Nga ana tjetër, dardanët i lajnë edhe nderin Anglisë, që për të njëjtën arsye ndaj Malit të Zi rreth thirrjeve raciste, e la stadiumin e këtyre të fundit të boshatisur ndaj Kosovës. /Shqiperia.ch/