Prej disa ditësh Shqipëria po has protesta masive nga studentët, të cilët kërkojnë të drejtat e tyre dhe llogari, për trajtimin jo të duhur që po i bëhet nga Ministria e Arsimit. Këtu janë bashkuar edhe shumë qytetarë të thjeshtë, të cilët kërkojnë të ndryshojnë diçka, në Shqipërinë “e vrarë” nga politika.
Së fundmi, edhe një futbollist nga kampionati shqiptar i është bashkuar kësaj proteste, madje duke braktisur edhe stërvitjen. Bëhet fjalë për mbrojtësin Tefik Osmani, i cili është gjendur në kryeqytet gjatë ditës së sotme, për të qenë së bashku me pjesën tjetër të qytetarëve.
“Forca më e madhe e Shqipërisë jeni ju. Ia vlen të mos shkosh në stërvitje dhe t’ju mbështetësh”, shkruan në “Facebook” futbollisti i Teutës. /Shqiperia.ch/