Egzon Binaku nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e rradhës për kualifikueset e Shqipërisë. Megjithëse mungon konfirmimi zyrtar, në Suedi janë të sigurt për një gjë të tillë. Ndërkohë nga ana tjetër edhe Naser Aliji ka shfaqur disa probleme të lehta në stërvitje, nisur nga mbingarkesa e kampionatit rumun.
Në kushte të tilla, ftesa është me lehtë që t’i shkojë Lorenc Trashit. Kjo pasi lojtarit i Partizanit ka qënë për disa ditë në “Tropikal”, për t’u stërvitur nën drejtimin e Rejës. “Infosport” raporton së fundmi, se një tjetër kandidat serioz për t’u grumbulluar nga Shqipëria është edhe Besir Demiri nga Shkupi. Mbrojtësi i majtë është grumbulluar edhe njëherë në kohën e Panuçit, por pa debutuar në fushën e lojës. /Shqiperia.ch/