You are here
Home > Kombëtarja > Probleme me shpinën, Kombëtarja rrezikon që sot të humbë një lojtar

Probleme me shpinën, Kombëtarja rrezikon që sot të humbë një lojtar

Thomas Strakosha mund të humbasë dy ndeshjet miqësore të përfaqësueses shqiptare kundër Kosovës dhe Ukrainës si pasojë e problemeve me dëmtimin e pësuar në javët e fundit. Futbollisti ka luajtur me injeksione për shkak të një problemi në shpinë, gjë që ka bërë të mos jetë në formën më të mirë të mundshme.

Për këtë arsye, ai i është drejtuar sot klinikës Padeia në Romë, ku shkojnë të gjithë futbollistët e Lacios për vizita më të specializuara mjekësore. Strakosha do të bëjë disa teste të veçanta për të parë shkallën e dëmtimit dhe sipas mediave italiane, parashikohet që të humbasë ndeshjet e përfaqësueses pasi kërkohet kohë riaftësimi për problemet e tij.

Në rast mungese të Strakoshës, Panuçi mund të thërrasë një tjetër portier për ndeshjet miqësore, ku kandidati kryesor është Gentian Selmani i Laçit i cili ka spikatur në këtë sezon. /vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top