
Gjithmonë e më shumë është duke u afruar dita e ndeshjes së Shqipërisë, atje ku kuqezinjtë tanë do të rikthehen sërish në fushën e blertë, për të diskutuar shanset e kualifikimit në Europian. Me një vështrim të thjeshtë në faqen e UEFA, tregohet saktësisht se vetëm 33 ditë është larg debutimi i Rejas te kuqezinjtë.
Për më tepër që ndeshja e rradhës është një finale e vërtetë për Shqipërinë. Kjo pasi do të udhëtojmë në transfertë e Islandës, atje ku në rast të një tjetër humbje si me Turqinë, shanset tona për kualifikim do të zeroheshin thuajse. Ndërsa me një fitore, kuqezinjtë do të riktheheshin si favoritët kryesorë për të dalë nga grupi, së bashku me Francën. Qershori rezervon dy takime për djemtë tanë, pasi përveç transfertë me Islandën që luhet në 8 qershor, do të kemi edhe një përballje të lehtë në letër ndaj Moldavisë në shtëpi, vetëm 3 ditë më vonë. /Shqiperia.ch/