You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Prestigjozja britanike e thotë qartë: Kosova është “Brazili” i Ballkanit, si ia doli nga krimet e serbëve

Prestigjozja britanike e thotë qartë: Kosova është “Brazili” i Ballkanit, si ia doli nga krimet e serbëve

Një sukses që ka habitur të gjithë ishte ai Kosovës në “Ligën e Kombeve”, sa i përket ambientit të huaj sportiv. Kjo sepse në Shqipëri ishin të gjithë të ndërgjegjshëm për aftësitë që kishin lojtarët dardanas.

Ajo fitore ndaj Azerbajxhanit me rezultatin 4-0, është komentuar gjatë në mediat botërore. Këtë herë është “The Telegraph” e cila vlerëson Kosovën për performancat e treguara. “Mund ta quajmë padyshim si Brazili i Ballkanit. Një shekull nga formimi i ish-Jusgosllavisë, 20 vite që prej nacionalistët serbë kanë kryer krime. Futbolli është si një fe”, shkruan prestigjozja britanike.

Padyshim një histori suksesi ky i Kosovës, që ia doli mes shumë peripecive. Një tokë e bekuar për talente, që do të vazhdoj të mbetet një minierë ari. E sa krenar që jemi, që për trevat shqiptare të shkruhet në këtë mënyrë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply