You are here
Home > Kombëtarja > Presidenti pranon “bombën” e merkatos për Luganon: Armando Sadiku është i pari!

Presidenti pranon “bombën” e merkatos për Luganon: Armando Sadiku është i pari!

Armando Sadiku duket gjithmonë e më pranë një rikthimi të mundshëm te Lugano. Sulmuesi i Kombëtares ka qenë më parë pjesë e kësaj skuadre, ndërsa tashmi mund të gjendet në formën e një huazimi.

Fillimisht ishin mediat zvicerane ato që bën të ditur interesimin e Luganos, për të marrë Sadikun pas rikthimit nga dëmtimi të këtij të fundit me Levanten. Ndërkohë, për mundësinë e një marrëveshje të tillë, ka folur edhe presidenti i skuadrës zvicerane, Renzetti.

“Sadiku e di shumë mirë sesi funksionon gjendja këtu, sepse ka kaluar disa kohë te Lugano. Nuk ka nevojë shumë për ambinetim. Ai është emri i parë në listën tonë. Por sigurisht që duhen parë disa gjëra deri në konfirmim, megjithëse ne nuk përjashtojmë asnjë”, u shpreh presidenti i Luganos. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top