You are here
Home > Kombëtarja > Presidenti i Lacios mburret me Taren: E bëra unë më të mirin, ishte futbollist

Presidenti i Lacios mburret me Taren: E bëra unë më të mirin, ishte futbollist

Kampionati italian shquhet për lojtarë potencial dhe veçanërisht mbrojtësit e kësaj lige. Përveç tyre, kohët e fundit po veçohen edhe drejtorët sportiv, ku ndër më të spikaturit më “Seria A” është edhe ish futbollisti i Kombëtares kuqezi, Igli Tare.

Aktualisht ai është pjesë e skuadrës së Lacios, ku prej disa vitesh, Tare po bënë një punë të shkëlqyer si drejtor i të kaltërve, ku shpeshherë ai është vlersuar si drejtori sportiv më i mirë i vitit në Itali. Këtë gjë e pohon edhe vetë presidenti i skuadrës kryeqytetase të Lacios, Lotito, teksa thekson faktin se Igli është ndër më të mirët në rolin e tij. Kjo ndodh për arsyen se presidenti lacial u jep lirshmëri të punojnë të qetë dhe të ekperimentojë, që sipas Lotitos, në këtë menyrë ekipi i tij do ta ketë më të lehtë të arrijë objektivat e sezonit.

“Tare ishte futbollist dhe unë e shndërrova atë në drejtor sportiv. Tani quhet si më i miri dhe frytdhënësi në Itali. Mbështetja vjen nga presidenti që të jep mundësinë e eksperimentit

“Lacio ka shumë potencial, nëse njerëzit që ka në përbërje punojnë mirë, atëherë skuadra mund të arrijë objektivat e vendosura. Të gjithë flasin për të ardhmen e Inzaghit, por Tare ishte një futbollist dhe unë e shndërrova në drejtor sportiv”, ka thënë Lotito. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top