You are here
Home > Kombëtarja > Prapaskenat e rastit Mihaj/ Nga presioni i shqiptarëve, te fundi i tradhëtisë

Prapaskenat e rastit Mihaj/ Nga presioni i shqiptarëve, te fundi i tradhëtisë

Enea Mihaj ishte ndoshta afrimi që bëri më shumë bujë tek lista e grumbullimit të lojtarëve të Panuccit. Ajo çka të bën më shumë përshtypje tek ky lojtar, është sjellja e tij që përpara kthimit të përgjigjes përfundimtare për të luajtur me kombëtaren e Shqipërisë, teksa na kishte refuzuar shtatë herë më parë.

Këtë gjë do e pohonte edhe vetë Mihaj, pa asnjë shenjë pendese dhe pse do të luante me ngjyrat e Kombëtares.
Qëndër mbrojtësi 20-vjeçar i ekipit të Panetolikos, para pak kohës u bë i urryeri i të gjithë shqiptarrëve, për kapriçot e tij, duke refuzuar Kombëtaren, madje akoma më keq, për Greqinë.

Një ndër arsyjet të kapriçove të Eneas, ishte dhe pakënaqësia që kishte kundrejt tranjerit të U21, Alban Bushit, I cili e ka aktivizuar vetëm 40 minuta në ndeshjen e fundit që ai luajti me ne.

Por cila ishte arsyeja që Panucci ngulmonte ta kishte në ekipin që ai drejton? Mbrojtja në ndeshjet e fundit ka çaluar shumë dhe është pika më e dobët e Shqipërisë. Në ndeshjen ndaj Izraelit, mbrojtësi Mihaj përfundoi në tribunë. Një nga arsyjet që Panucci mori këtë vendim, ishte që lojtari që të mos të ndihej në presionin e tifozëve për refuzimet që I ka bërë Shqipërisë më përpara.

Nga ana tjetër, nuk përjashtohet as mundësia e “djegies” së këtij futbollisti, teksa disa minuta ndaj Skocisë, do i hiqnin mundësinë përfundimisht Mihajt që të zgjidhte një tjetër Kombëtare. Për momentin, ky është dhe fundi i preferuar i tifozëve.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top