You are here
Home > Kombëtarja > Prapaskena/ Kaloje, ai nuk të ndalë dot ty! Ançeloti i ulëriste Hysajt dhe “e komandonte me levë”

Prapaskena/ Kaloje, ai nuk të ndalë dot ty! Ançeloti i ulëriste Hysajt dhe “e komandonte me levë”

Sa shumë kritika për Elseid Hysajn në kohët e fundit. Performanca e shqiptarit, nuk ka qenë më e mira e mundshme. Megjithatë nëse i rikthehemi kritikave të mëparshme, ato qëndronin më shumë në faktin se Hysaj është një lojtar me dobësi të mëdha në aspektin e fazës ofensive.

Në futbollin modern kërkohet një ndihmë e madhe edhe nga mbrojtësit e krahut sa i takon sulmit, ndërsa kjo rrallëherë ndodh me Hysajn. Mediat italiane e kanë kaluar situatën deri aty, aqsa pretendonin uljen në stol të shkodranit ndaj Torinos.

Megjithatë, Ançeloti e sheh ndryshe situatën. Ai mendon se Hysaj ka një mungesë të besimit te vetja e tij, për të kaluar më përpara dhe për të ndihmuar shokët e skuadrës. Një skenë deri diku qesharake ishte ajo ndaj Torinos, teksa trajneri Ançeloti i ulëriste Hysajt dhe reagonte sikur të ishte duke e komanduar me një levë të lojërave elektronike.

“Kaloje atë kundërshtar, ai nuk të ndalë dot Hysaj”, ishte kjo mënyra sesi trajneri i Napolit inkurajonte futbollistin shqiptar, që ky i fundit të merrte shpeshherë krahun e sulmit. Nëse u habitët disi me prezencën e shpeshtë të Hysajt përpara portës kundërshtare ndaj Torinos, tashmë e morrët përgjigjen. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top