Vedat Muriqi ka bërë një nisje ëndrrash me ekipin e Fenerbaçes, duke shënuar 3 gola deri tani me këtë fanellë. E gjitha ajo “luftë” e madhe për të marrë shërbimet e sulmuesit të Kosovës duket t’ia ketë vlejtur, pasi po i tregon më së miri të gjithë potencialin.
I ftua në një nga studio televizive në Turqi, gazetari Emre Bol ka rrëfyer edhe prapaskenën në momentin që Muriqi mbylli marrëveshjen me Fenerbaçen: “Trajneri i Galatasarait, Terim, u çmend se nuk e mori dot këtë sulmues”, ka thënë gazetari turk. Faktikisht interesimi i kampionëve turq ka qënë vërt i madh për ta transferuar lojtarin shqiptar, por Rizespori nuk ka pranuar për shkak të vlerës më të vogël që ofronin drejtuesit e tyre në krahasim me Fenerbaçen. /Shqiperia.ch/