You are here
Home > Futboll Bota > Portieri shqiptar të largohet, Edersoni për Guardiolën edhe mesfushor: E dashurojmë kështu!

Portieri shqiptar të largohet, Edersoni për Guardiolën edhe mesfushor: E dashurojmë kështu!

Ato penallti të pritura nga ana e Arijanet Muriq ndaj Leiçesterit dhe që i siguruan kualifikimin më tej në Kupë ekipit të Guardiolës, krijuan shumë iluzione për tifozët shqiptarë. Kështu, u mendua se shqiptari mund të largonte edhe Edersonin si portier të parë.

Një gjë e tillë është thuajse e pamundur të ndodh, pasi flasim për një portier që po vazhdon revolucionin e futbollit. Nëse Nojer ishte i pari që bëri ndryshimin, duke u kthyer në mbrojtësin e Bajernit dhe Gjermanisë, Edersoni e shfrenon fantazinë si mesfushor.

Në takimin ndaj Ëolvesit, ai është hedhur në aventurë teksa pasonte me shokët e skuadrës në mesfushë dhe nuk dëshironte të kthehej në portë. Tifozët të entuziazmuar me veprimin e portierit të tyre, duartrokasin një portier që çuditërisht, ka këmbët si armët më të forta. Pavarësisht se edhe në pritjet që kryen është jashtëzakonisht i vlefshëm, futbollisti në fjalë e bën diferencën në saktësinë e madhe që ka me lojën me këmbë. “Ne e dashurojmë në mënyrën e tij, prandaj nuk përbën problem loja që praktikon Edersoni”, u shpreh Guardiola.

Në kushte të tilla, një huazim i Arijanet Muriq do ishte në të mirë të vetë lojtarit shqiptar, që të mos presë ndeshjet e Kupës për t’u shfaqur në fushë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top