You are here
Home > Futboll Bota > Po transmetonte para Valencia-Arsenal, gazetarja spanjolle zhduket pasi i bie topi në kokë

Po transmetonte para Valencia-Arsenal, gazetarja spanjolle zhduket pasi i bie topi në kokë

Një ngjarje komike ka ndodhur para ndeshjes mes Valencias dhe Arsenalit. Ky takim është i vlefshëm për gjysmëfinalen e “Europa League”, ndërsa pjesa e parë është mbyllur në shifrat 1-1. Një ngjarje komike ka ndodhur para këtij takimi, me protagonisten kryesore që ishte një gazetare spanjolle.

Kjo e fundit teksa po raportonte për televizionin nga fusha e blertë, është goditur nga topi me të cilin po kryenin nxehmje lojtarët, duke u zhdukur nga transmetimi për disa moment. Sigurisht, kjo video është bërë virale menjëherë në rrjetet sociale. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top