Armando Broja ka debutuar në ditën e sotme në ndeshjen e Chelsea-t kundër Evertonit, në atë fitore me rezultatin 4-0. Një sukses i madh ky për sulmuesin shqiptar, ndërsa trajneri Lampard po i beson gjithmonë e më shumë.
Vetëm para pak minutash Broja ka qenë në një intervistë për “Zona Gol”. Teksa pyetet në lidhje me një ftesë të mundshme nga Anglia, rreziku ekziston, megjithëse sulmuesi shprehet se po pret aktualisht ftesën e Shqipërisë A.
“Enco Haliaj më gjeti në Angli dhe më dërgoi në Shqipëri, po ashtu edhe Edi Martini. Është gjë e madhe për një djalë 18-vjeç që të zëvendësojë Giroud në te Chelsea. Jam shumë i gëzuar për këtë debutimin tim.
Kam qenë pak i stresuar para ndeshjes dhe Lampard më tha që shko e kënaqur në fushë, luaj i lirë. Shokët e skuadrës më kanë uruar për debutimin dhe më kanë përshëndetur. Kur kam qenë me të rinjtë kam firmosur kontratën pasi Lampardi po i hapte rrugë të rinjëve dhe unë isha shumë i kënaqur me këtë zgjedhje të klubit. Prandaj kam qenë i kënaqur dhe thashë që nuk kam për të ikur askund tjetër. E di që është edhe mundësia për të shkuar në një ekip më të vogël për të marrë minutat e mia, por synimi është që të luajë në ekipin e parë të Chelseat dhe po stërvitemi shumë. Nëse më vjen një ftesë nga Anglia? Akoma nuk më ka thirrur, nuk e di se çfarë do bëj. Unë jam i kënaqur me Shqipërinë, këtu e kam gjakun dhe shpresoj të thirrem nga ekipi i parë i Shqipërisë”, ka thënë Broja. /Sport Ekspres/