![](https://shqiperia.ch/wp-content/uploads/2018/10/hysaj-1.jpg)
Elseid Hysaj e ka nisur nga minuta e parë takimin ndaj Udinezes, pavarësisht dyshimeve të shumta për një lënie në stol të tij nga ana e trajnerit Ançeloti.
Pavarësisht se ndodhej në mes të një zgjedhje shumë të vështirë, mes Malkuit që po tregonte një formë të mirë dhe të përhershmit Hysaj, tekniku italian ka bërë një zgjedhje alternative. Duke sakrifikuar Mario Ruin, Malcuit ka marrë krahun e djathtë, ndëra mbrojtësi shkodran ka kaluar në të majtin.
Një improvizim ky i shkodranit, megjithëse ka luajtur disa ndeshje më parë te Empoli në këtë krahë, madje edhe takimet e para me Napolin nën udhëheqjen e Sarrit i ka bërë si mbrojtës i majtë. Në fitoren e sotme në transfertë ndaj Udinezes në shifrat 0-3, Hysaj ka qenë një nga futbollistët më të mirë të takimit.
Të shumta kanë qenë komentet dhe reagimet surprizuese të tifozëve të Napolit në “Twitter”, duke u shprehur se Hysaj po paraqitet më mirë si mbrojtës i majtë sesa në krahun e tij ku luante më parë. /Shqiperia.ch/