You are here
Home > Futboll Bota > Po e quajnë si Ajetin në kohën e artë, Ardian Ismajli nuk pyet as për trajnerët te Hajduku

Po e quajnë si Ajetin në kohën e artë, Ardian Ismajli nuk pyet as për trajnerët te Hajduku

Ardian Ismajli është duke vazhduar me paraqitje të jashtëzakonshme në Kroaci. Me Hajdukun e Splitit është kthyer në yllin e skuadrës, ndërsa një largim në merkaton e verës do i shkonte më përshtat këtij mbrojtësi.

Padyshim, gjithçka është ezauruar në Kroaci dhe asnjë sulmues nuk mund ta kalojë Ismajlin. Hajduku i Splitit ka fituar me rezultatin 0-3 në takimin e fundit, atje ku ka debutuar edhe trajneri i ri. Oresacin u shkarkua pas atij turpërimi në ndeshjen e Europës ndaj modestëve të Gziras.

Por kur flitet për Ismajlin, nuk është meritë trajnerësh. Megjithëse ka gjithmonë vështirësi kur ndërrohen teknikët, për të kuptuar skemat e reja të lojës, Ardian Ismajli është shpallur menjëherë në formacionin e javës. Madje në Kroaci kanë nisur ta quajnë në të njëjtën mënyrë si etiketohej edhe Arlind Ajeti në kohën e artë të Europianit, “ministri i mbrojtjes”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top