“Plisat” kanë reaguar pas fjalëve të Agim Ademit, kryetarit të FFK-së, i cili premtoi se do t’i kthente te dardanët tifogrupet shqiptare në Kosovë, që ende vazhdojnë të mbështesin Kombëtaren. Por nëpërmjet Albert Kastratit, “Plisat” treguan edhe njëherë mbajtjen e idealit për të qënë në një Kombëtare.
Një ditë më parë e njëjta panoramë u paraqit edhe nga “Kuqezinjtë e Jakovës”, që nuk kanë as luhatjen më të vogël në qëndrimin e tyre, pavarësisht fjalëve të Ademit. Por menjëherë pas reagimit të Kastratit, ka ardhur edhe kundërpërgjigja e kryetarit të tifogrupit “Dardanët”, që janë edhe mbështetësit kryesor të Kosovës.
“Sporti me sport. Politikën e bëjnë politikanët e zgjedhur nga vetë njerëzit. Kështu që përkrahni të tuajën, atë që e keni. Në fund sukseset i ndajmë bashkë”, ka shkruar kryetari i “Dardanëve”, Lulzim Berisha. /Shqiperia.ch/