Prishtina ka barazuar në shtëpi në ditën e sotme, duke mos shënuar asnjë gol të vetëm në ndeshjen e zhvilluar ndaj Ferizajit.
Kjo ka revoltuar ndjeshëm tifozët besnik të Prishtinës, Plisat, që nuk mund ta përtypnin lehtë këtë rezultat negativ. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, tifogrupi i Prishtinës ka shprehur pakënaqësinë për rezultatin e arritur, për lojtarët, trajnerin edhe drejtuesit. Në fund ka edhe një kërcënim të hapur, historia ndryshon në ndeshjen e ardhshme. /Shqipëria.ch/
Reagimi i plotë
Nuk keni me shanse!
Kjo ishte e fundit! Nje jave vrapojme neper qytet per ta mbushe stadiumin ne nje ndeshje qe do te duhej te ishte e rendesise se vogel, ndersa lojtaret dhe klubi vazhdojne me adetet e vjetra.
Barazim me Ferizajin! Ekip teresisht outsider, kurse Prishtina pretendent per titull.
Qyteti dhe klubi i Prishtines nuk mund te mbesin as ne meshiren e trajnerit e as te ndonje lojtari qe luan sikur te ishte yll i liges se kampioneve.
Ferizaji, askujt nuk mund ti nxjerre pike, Prishtines i merr pike si vendas.
Cili eshte arsyetimi tani? Armiqesite me Prishtinen? Mungesa e stadiumit vendas?
Por, kjo ishte e fundit! Nga ndeshja tjeter, ndryshe flitet ne stadium!