Kur na ndajnë edhe afro 5 orë nga nisja e takimit mes Shqipërisë dhe Izraelit, grupimi i më madh i shqiptarëve të Kosovës pranon se do të bojkotojnë ndeshjen e Kombëtares. Plisat kanë qenë gjithmonë në shakllët e stadiumit, sa herë që kuq e zinjtë kishin ndeshje. Madje edhe atëherë kur Kombëtarja u “braktis” nga grupimi i TKZ. Por këtë herë kemi një ndryshim pozicionesh mes tyre
TKZ i rikthehet stadiumit ndërsa Plisat bojkotojnë. Sipas tyre ky vendim ka ardhur si shkak i masave të larta të sigurisë. Në komunikimin e tyre Plisat shprehen se ndeshja i ka kaluar në dorë Ministrisë së Brendshm,e jo FSHF-së që duhet të isjhte organizatorja e vetme e këtij takimi. Grupimi do të jetë në stadium i shpërndarë nëpër stadium në mënyrë individuale por baneri I tyre nuk do të shpaloset në asnjë moment./Shqipëria.ch/