
Jahmir Hyka po arrin në nivelet më të larta në Izrael. Me ekipin e Makabi Netanjas sulmuesi shqiptar nuk e nisi në mënyrën më të mirë. Kjo pasi vetë “pleshti” shqiptar e kishte paralajmëruar se do i duhej pak kohë, pasi ishte shkëputur prej disa muajsh nga fusha e blertë.
Në ditën e sotme Hyka ka gjetur një tjetër rrjetë, duke shënuar në fitoren e ekipit të tij në transfertë me rezultatin 1-2 ndaj Hadeiras. Tashmë Netanja ndodhet në vendin e dytë, ndërsa pritet edhe rikthimin me Kombëtaren në drejtimin e Rejas. /Shqiperia.ch/