Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, kjo situatë e vështirë që Kukësi është duke kaluar në kampionatin shqiptar po reflekton edhe në harmoninë brenda klubit.
Sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, portieri i verilindorëve, Stivi Frashëri ka debatuar me trajnerin Cungu në stërvitje. Ky i fundit nuk e ka menduar dy herë për t’i dhënë pushime për dy ndeshjet e rradhës Frashërit.
Nga ana tjetër për paraqitjet e dobëta të treguar deri më tani, është gjobitur mesfushori i Kukësit, Donjet Shkodra. Ajo që pritet nga ana e tifozëve për këtë futbollist është shumë larg asaj që Shkodra ka dhuruar deri më tani me këtë fanellë. /Shqipëria.ch/