
Një situatë shumë e rëndë ka ndodhur në futbollin rumun gjatë përballjes së Dinamos së Bukureshtit me Craiovan. Trajneri i vendasve, Neagoe, ka pësuar një sulm në zemër gjatë ndeshjes.
Ambulanca ka shkuar menjëherë te pankina për të marrë teknikun dhe për ta transportuar në spital. Gjendja e ankthit mbizotëroj në stadium, ndërsa lojtarët në panik nuk kishin qetësinë për të menduar vazhdimin e ndeshjes.
Menjëherë pas mbërritjes në spital, fjalët e para të trajnerit Neagoe sipas asaj që raporton “Daily Mail” ishin të tilla: “Sa ka dalë rezultati i ndeshjes?”. Dinamo e Bukureshtit do të humbiste në shifrat 0-2, por sigurisht që shëndeti i trajnerit të tyre përbën rëndësinë kryesore të momentit. /Shqiperia.ch/
Worrying scenes at Dinamo – Craiova! Dinamo manager Eugen Neagoe has been taken to hospital in an ambulance after collapsing during the game with a suspected cardiac arrest. #Liga1 pic.twitter.com/18yvvt4S4B
— Alecs Stam (@AlecsStam) July 21, 2019