
Situata mbetet në udhëkryq për sulmuesin shqiptar, Armando Sadiku. Ky i fundit nuk është në planet e trajnerit të Levantes, që nuk e ka aktivizuar për asnjë minutë këtë lojtar në ndeshjet përgatitore përpara nisjes së sezonit.
Një sinjal i qartë se Sadiku duhet të bëj gati valixhet nga Spanja nëse kërkon të shpëtoj karrierën dhe Kombëtaren. Por ku do të shkoj? Në merkaton e verës është përfolur vetëm për një kalim te Trabzonspori, që u shua me kalimin e kohës.
“Eldesmarque” raporton se turqit janë larguar disi nga sulmuesi i Shqipërisë vetëm nga frika e dëmtimit që ka pësuar dhe e la për një kohë të gjatë jashtë fushës së blertë këtë lojtar. Trabzonspori është stepur disi nga ky transferim vetëm për këtë arsye, duke e konsideruar si të rrezikshëm investimin për të blerë kartonin e Sadikut. /Shqiperia.ch/