You are here
Home > Kombëtarja > “Përse trembesh, ti je shqiptar?”/ Batuta e Donadonit, do të marrë trajnerin shqiptar në staf

“Përse trembesh, ti je shqiptar?”/ Batuta e Donadonit, do të marrë trajnerin shqiptar në staf

Në gjithë botën flitet më pak për futboll, po ashtu si edhe për pjesët e tjera të jetës, ndërsa Koronavirusi është shndërruar në ëndrrën e keqe dhe makthin e të gjithëve. Çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim në Europë?

Kjo është një pyetje që përgjigjen e saj do ta marrë të martën, të paktën për sa i përket futbollit. UEFA do të dalë në një konferencë për të treguar edhe fatet e vazhdimësisë së kampionateve. Ndërkohë në Kinë prej nga nisi edhe ky virus, situata është qetësuar ndjeshëm në krahasim nga më parë.

Ekipet janë duke u rikthyer në këtë vend, ndërsa ishin larguar në Europë për t’i shpëtuar infektimit, kryesisht në Spanjë. Ish-trajneri i Kamzës, Ergys Luga, nisi një aventurë të re për të drejtuar të rinjtë e Shenzhenit. Ekipi i parë i saj drejtohet nga trajneri i njohur, Roberto Donadoni, teksa tekniku shqiptar na tregon edhe një surprizë të bukur.

“U informova që u ndalua kampionati në Shqipëri dhe Europë. Në momentin kur shpërtheu epidemia në Kinë, të gjitha ekipet e Superligës u larguan drejt Spanjës. Tani disa ekipe në dijenin time kanë ardhur dhe nga komunikimi që kisha me Donadonin, shkëmbyem edhe ca batuta.

E pyeta që kur do ktheheni që të vazhdohet puna, ndërsa Donadoni më tha: “Përse trembesh ti që je shqiptar, unë që jam italian dhe nuk po trembem fare”. I shkruajta për shkak se kam pasur kontakt edhe me të, ka gjasa që të jem pjesë e stafit të tij dhe kam një takim me të në zyrë. Është ky pak shansi i keq i Koronavirusit tani, po e kam fjalën e tij dhe do e takoj kur të kthehet.

Duke marrë shembull nga pushimet, të gjitha ekipet e moshave dhe ekipet e para, të gjithë lojtarët kanë marrë një plan përgatitor ushtrimet. Ushtrime për muskujt e barkut, me ato topat gjigand dhe këtë gjë duhet ta përdorin edhe ekipet shqiptare, një program të detajuar pse jo. Nisur nga eksperienca ime këtu në Kinë, madje ekipet e para këtu do dilnin për fazë përgatitore në Spanjë”, ka thënë Luga.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top