You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Përse të flasë? Çfarë leksioni nga Kololli, futbollistët e bukur të mediave të ulin kokën

Përse të flasë? Çfarë leksioni nga Kololli, futbollistët e bukur të mediave të ulin kokën

“Nuk dëshiroj të flasë. Përse ta bëj këtë gjë? As për mediat zvicerane nuk e kam për zakon të paraqitem pranë tyre”, do të shprehej Benjamin Kololli përpara gazetarit Arlind Sadiku në Kosovë. Një leksion i pastër, për të treguar se heronjtë nuk kanë nevojë të bëjnë zhurmë, puna e tyre është ajo e cila më shumë se gjithçka tjetër, tregon se me kë kemi të bëjmë. Në rastin e Kolollit, njeriut që supozohet të jetë vetëm një mbrojtës krahu te Kosova.

E megjithatë nëse shohim ndeshjet e fundit që ai ka zhvilluar në përfaqësuese dhe në klub, do të vëreni se nuk ka ndeshje që ky njeri të mos shënojë apo dhurojë asist për skuadrën. E përse të flasë? Një gjë e tillë sigurisht që nuk i duhet, sigurisht që e sheh të tepërt.

Këtë gjë mund ta bëjnë vetëm futbollistët e bukur të mediave, ata që janë fryrë në mënyrë artificiale dhe që nuk japin dot intervista, nëse fillimisht nuk janë larë pas përfundimit të ndeshjes dhe të kenë bërë flokët e tyre me modelin e preferuar. Po tifozëve, kush u shërben më së shumti? Një gjë është e sigurtë, si rasti i fundit që treguam, këta njerëz thjeshtë kanë ngatërruar vendin, pasi modeling do i vinte më përshtat. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top