
Përrallat me Ranierin nuk kanë gjithmonë një fund të lumtur në “Premier League”. Italiani do të befasonte gjithë opinionin sportiv në Europë, teksa Leiçesteri i tij që duhej të luftonte për mbijetesë, fitoi titullin kampion.
Një skuadër që për shumëkënd nuk dihej nëse ekzistonte, por arriti të fitoj në elitën e futbollit anglez, mes gjithë atyre ndeshjeve ku rastësia ka pak vend për t’u futur. Kjo ishte mrekullia Ranieri, e cila nuk mund të përsëritet më për herë të dytë.
Pasi fundja kjo është vetë natyra e gjërave të pamundura, që nuk mund të ndodhin më shumë se një herë. Tashmë Ranieri po vuan me skuadrën e Fulhamit, duke rrezikuar edhe një shkarkim të mundshëm. Tifozët nuk e duan më në krye të skuadrës, pasi jo i vetëm që nuk po arrin rezultatet e duhur, por po humb të gjitha ndeshjet më me rëndësi, derbit.
Në pesë ndeshje derbi të luajtura deri tani, Fulhmai ka dështuar në të gjitha rastet, ndërsa e fundit ishte kjo e sotmja ndaj Arsenalit, e humbur me rezultatin 4-1. Vetëm para një jave trajneri italian shprehej se ishte i gatshëm për ta vrarë Kamaran, mesfushorin e Fulhamit, pasi i mori penalltinë me forcë sulmuesit dhe e humbi atë, ndërsa duke parë gjithë këtë situatë, Ranieri mund të përfundojë edhe në një “vetvrasje” sa i përket prishjes së kontratës me ekipin anglez. /Shqiperia.ch/