Suedi, Shqipëri…Shqipëri dhe Kosovë! Kjo është historia e të pavendosurit më të madh shqiptar në histori, Loret Sadikut. Mbrojtësi në fjalë kërkoi fillimisht të luante për Kombëtaren e Suedisë.
Kur e kuptoi sesa e shfrenuar ishte ëndrra, e ktheu kërkesën e tij për t’iu bashkuar Shqipërisë. Asokohe do të ishin kuqezinjtë që nuk do e grumbullonin Sadikun, ndërsa në kohën e Panuçit kur ftesa do i dërgohej lojtarit, do të vinte edhe kthimi i restos për të justifikuar mos ardhjen me një dëmtim fantazmë.
Më vonë do të dilte në media edhe dëshira e futbollistit për t’iu bashkuar Kosovës. Shumë media në trevën shqiptare u shprehën se Sadiku do t’i bashkohej dardansve në qershor, për ta bërë fakt të kryer. Por në listën e Shaland mungonte edhe njëherë ky emër, pasi qartësisht në rregullat e organizmave europianë, nuk lejohet që një futbollist të ndryshojë zgjedhjen për Kombëtaren në më shumë se 2 raste. /Shqiperia.ch/