
Një përrallë e bukur duket të jetë ajo e trajnerit të Manchester United, Solskjaer. Trajneri norvegjez i mori “djajtë e kuq” në mënyrë të papritur, ndërsa Murinjo u shkarkua pas dështimeve.
Ndryshimi i rezultateve do të vinte në mënyrë të menjëhershme, pasi Manchester United do të merrte disa fitore rradhazi në kampionat. Por disi zhgënjimi fillestar me Solskjaer ishte në takimin e parë ndaj PSG-së, me francezët që fituan me shifrat 0-2 në Angli.
Kur PSG mendoi se fundi i historisë kishte ardhur, aty ishte edhe gabimi më i rëndë. Kjo pasi Manchester United ka bërë çmendurinë në mbrëmjen e sotme, duke fituar me rezultatin 1-3 ndaj PSG-së. Tashmë janë “djajtë e kuq” ata që shkojnë më tej, ndërsa një histori interesante është për trajnerin Solskjaer.
Në muajin gusht të vitit të shkuar, pikërisht i njëjti teknik do i ndalte hovin Laçit në Europë, pasi i eliminoi me skuadrën e Moldes. Me rezultatin e përgjitshëm 5-0, Solskjaer do i ndalte ëndrrën ekipit shqiptar, që më parë kishte eliminuar Anorthios. /Shqiperia.ch/