You are here
Home > Kryefaqja > Përplasja e tifozerive në Korçë, Federata shpëton Partizanin në derbi

Përplasja e tifozerive në Korçë, Federata shpëton Partizanin në derbi

Gjatë ditës së djeshme, FSHF zbardhi  vendimet për javën e parë të Superiores pas një periudhe jo të qetë.

Supersfida e zhvilluar ne Korçë ndërmjet Skënderbeut dhe Partizanit pati incidente midis tifozërive në tribunat e stadiumit, ku pati edhe sende të forta të hedhura nga të dyja tifozeritë.

Ekipi i Partizanit do të luajë 4 ndeshje pa tifozë, saktësisht kundrejt Kamzës,Kastriotit,Lacit dhe Flamurtarit. Lajmi i mirë është se dënimi mbaron pikërisht në sfidën derbi me Tiranën. Ndërkohë nga ana tjetër, FSHF ka dënuar edhe Skënderbeun si organizatorin e kësaj ndeshje, me 5 takime pa tifozë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top