
E gjithë vëmendja e tifozëve europianë gjatë ditës së sotme, ishte e përqëndruar në “Premier League”. Liverpul-Wolves dhe Brighton-Manchester City do të vendosnin fatin e titullit kampion, ndërsa vetëm me një hap të gabuar të “qytetarëve”, do të ishte Liverpuli që do të fitonte kampionatin.
Duke ditur ndjeshmërinë e madhe dhe faktin se do të ishin të humbur në të gjitha drejtimet ndaj Liverpulit, tifozët e Wolvesit e gjetën mënyrën sesi t’ua prishnin ditën rivalëve. Grupimi i tifozëve miq ka menduar një gënjeshtër të bukur, duke lajmëruar gjithë pjesën tjetër të stadiumit që ishin me telefona në duar për të parë rezultatin e ndeshjes tjetër, se Brightoni kishte kaluar në avantazh ndaj Manchester Cityt.
Por kur u vendos edhe pamja nga takimi tjetër, u kuptua se asgjë nuk kishte ndodhur dhe ky ishte vetëm një lajm i rremë. Të gjithë këtë e pohoi edhe gazetari Sam Cunningham, se tifozët e Wolvesit kishin mashtruar tifozët e Liverpulit, për t’i dhënë një kënaqësi të rreme. Gjithsesi Brightoni e gjeti golin e avantazhit pak çaste më vonë, por duke pësuar edhe katër të tjerë. /Shqiperia.ch/