You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Përgënjeshtron gjithçka, Avdijaj me krenari: Nuk u përjashtova, u luta që të largohesha nga Holanda

Përgënjeshtron gjithçka, Avdijaj me krenari: Nuk u përjashtova, u luta që të largohesha nga Holanda

Donis Avdijaj u përjashtua nga Willem II, ndërsa ekipi holandez u shpreh se e bëri këtë gjë, për formën fizike të lojtarit dhe mungesën e disiplinës. Së fundmi mediat italiane kanë raportuar se sulmuesi shqiptar gjendet në prova te Peskara.

Por një gjë e tillë e ka mohuar vetë lojtari, Avdijaj. Në një intervistë për “Indeksonline”, futbollisti i Kosovës është shprehur se nuk është përjashtuar nga Willem II, por është larguar me dëshirën e tij.

“Jo, nuk janë aspak të vërteta. Mediat po gënjejnë shumë për mua. Po ashtu, dua të them se mua askush nuk më ka përjashtuar te Williem II, por unë jam ai që e kam lutur ekipin të më lirojë. Sa i përket të ardhmes time, nuk ka asgjë konkrete momentalisht”, ka thënë Avdiaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top