You are here
Home > Futboll Bota > Përçarje mes shqiptarëve? Xhaka nuk e mohon, Petkoviç jep spektakël me gotën e ujit

Përçarje mes shqiptarëve? Xhaka nuk e mohon, Petkoviç jep spektakël me gotën e ujit

Çfarë është duke ndodhur te Zvicra? Për këtë pyetje, ende nuk ka një përgjigje të saktë. A ka ndodhur realisht një përçarje mes shqiptarëve, apo kjo është një sajesë e mediave zvicerane që e dëshirojnë një gjë të tillë dhe këtë e kanë treguar në shumë raste, se duan të pastrojnë Kombëtaren e tyre.

Një engimë e madhe, ndërsa Shaqiri refuzoi hapur ftesën e Zvicrës, duke u shprehur se kërkonte të stërvitej me Liverpulin pasi nuk ishte në gjendjen e duhur. Në vendin helvet do të dilte edhe historia me shiritin e kapitenit që e dëshiron aq shumë Shaqiri sipas tyre, por që e mban Xhaka.

I pyetur nga mediat angleze në lidhje më këtë temë, mesfushori i Arsenalit është shprehur: “Sigurisht që Shaqiri është një lojtar i madh dhe mund të zgjidh ndeshjen. Ai ka kualitete të larta dhe mund të flas vetëm për kualitet që ka. Jam i zhgënjyer që nuk është këtu, por ne kemi vlera edhe si ekip. Nuk dua të flas që përse nuk është këtu, pasi nuk i di saktësisht arsyet”, ka thënë Xhaka, duke mos e mohuar të gjithën atë që është përfolur në media gjatë kohëve të fundit. Thuhet se shpeshherë heshtja është mohim, po në këtë rast?

Gjithsesi, për të kaluar në konferencën e trajnerit të Zvicrës, Petkoviç, që teksa pyetet në lidhje me Shaqirin, jep spektakël me gotën e ujit. Pasi kthen edhe pikën e fundit dhe pyetet saktësisht nëse lojtari i Liverpulit do të ftohet në tetor, vjen edhe përgjigja disi filozofike: “Unë nuk dua të jem pessimist. Unë gjithashtu them për këtë gotë: “Kjo është gjysmë e mbushur”, ndërsa qesh pas këtyre fjalëve.

“Shikoni, gjërat interpretohen ndryshe nga ana e njerëzve. Pas të gjithave, gazetat duhet të nxjerrin artikujt e tyre, ndërsa portalet duan klikimet. Kishte problem që më herët me Shaqirin, tani më vjen keq që nuk e ndihmoj dot. Marrëdhënia jonë është e mirë, por mund të jetë edhe shumë më tepër. Ne duhet t’i hapnim më shumë dritare njëri-tjetrit”, ka thënë Petkoviç në mënyrë melankolike, duke kuptuar më së miri se gjithçka shkon më shumë se justifikimi i Shaqirit: “Nuk vij te Zvicra, pasi dua të stërvitem te Liverpuli”.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top