Me ardhjen e Anchelotit në stol, ndryshime në formacionin e skuadrës së Napolit kanë qenë të shpeshta. Krahët e mbrojtjes janë ato që nuk i shohim kurrë të njëjta, sidomos nëse krahasojmë paraqitjen e italianëve në kampionatin italian dhe në “Champions League”.
Maksimovic është preferuar gjithmonë për të qenë titullar në “Champions” në krahun e djathtë, mirëpo në ndeshjet e kampionatit, mbrojtësi serb “zhduket”. Vendi ndahet mes Malciuit dhe Hysajt, me këtë të fundit që herë pas here kalon edhe në krahun e majtë.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Maksimoviç është duke vuajtur një dëmtim dhe sipas të gjitha gjasave, nuk do të jetë i pranishëm ndaj Crevena Zvezdës. Vendi pritet t’i kalojë Hysajt, që garanton më shumë siguri me eksperiencën e tij. Nëse futbollisti shqiptar e nis nga minuta e parë, atëherë ekipi serb është një rast i veçantë për shkodranin në këtë edicion të “Champions League”, pasi është i vetmi kundërshtar me të cilin ka qenë gjithmonë në fushë. /Shqiperia.ch/