“Coaches Ranking dhe Football Rankings” kanë publikuar vetëm pak ditë më parë një listë me 1.000 trajnerët më të mirë në botë. Në opsionin e kësaj faqe gjenden të gjithë emrat e teknikëve, që mund të kërkohen lehtësisht edhe sipas shtetësisë së tyre.
Ajo që ishte vërtet e çuditshme, duhet të theksojmë momentin kur pamë rezultatin e dalë pasi jemi interesuar për të parë rreth Shqipërisë. Nderin tonë e mbronte i vetëm Besnik Hasi, që renditej në vendin e 182.
Asnjë trajner shqiptar tjetër nuk përfshihej në listën e 1.000 më të mirëve, megjithëse i kemi të shumtë në numër në vendin tonë. Llogaritja bëhet për teknikët që drejtojnë skuadrat e para, ndërsa për të përmbyllur këtë listë me emrat e shqiptarëve është Qatip Osmani i Shkëndijës që gjendet në vendin e 869, ndërsa Zekerija Ramadani i Feronikelit ndodhet në vendin e 930.
Por të dy këta trajnerë i përkasin Maqedonisë së Veriut në këtë hulumtim të kryer nga “Coaches Ranking dhe “Football Rankings”. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/