Pep Guardiola e ka provuar për herë të parë në historinë e “Premier League” shijen e marrjes së një kartoni. Kjo ndodhi në përballjen ndaj Liverpulit, atje ku gjyqtari i ka drejtuar kartonin e verdhë për shkak të protestave.
Ky është një rregull i ri që ka hyrë së fundmi, për të pasur ndëshkime edhe për trajnerët e padisiplinuar, jo vetëm duke i larguar menjëherë nga pankina. Guardiola ishte i pari që e provoi rregullin e ri, falë sjelljes shpesherë të pakontrolluar gjatë zhvillimit të ndeshjes te Manchester City. /Shqiperia.ch/