Shqipëria do të luajë në mbrëmje ndaj Izraelit, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ky takim është shumë i rëndësishëm për të dyja Kombëtaret, që kërkojnë të marrin maksimumin nga ky formati i ri.
Trajneri i të rinjëve të Bazelit, Arjan Peço, ka paralajmëruar trajnerin italian, Kristian Panuçi, mbi gjëndjen e Taulant Xhakës, duke u shprehur se mesfushori nuk ka shumë minuta në këmbë.
“ Taulant Xhaka ka luajtur vetëm dy ndeshje, ku është kthyer dhe radhën e kaluar e mori karton të kuq. Nuk ka shumë minuta në këmbë. Vetë turneu i Ligës së Kombeve është një mundesi për të gjitha Kombëtaret, për tu kualifikuar në Europian dhe rregullat janë disi të komplikuara. Shqipëria ka mundësit e saj për të arritur te objektivi i kryesor”, ka thënë Peço për “Supersport”. /Shqipëria.ch/