Media serbe çdo ditë e më shumë përmend futbollistët shqiptar, ku mesa duket akoma nuk mund ti harrojë momentet e “hidhura” që u kanë shkaktuar djemtë kuqezi. “Informer” është media e rradhës që shkruan për shqiptarët, teka u kujton lexuesve të sajë se pas skuadrës së Xherdan Shaqirit, Liverpulit, është rradha e Napolit të Hysajt për t’u ndeshur për sfidën e rradhës të “Champions League”.
Për t’i kujtuar tifozëve serb mbrojtësin shkodran, media në fjalë sjellë në vëmendje natën e Beogradit, atje ku Shqipëria është ndeshur ndaj Serbisë. Por e turpshme është që teksa përmendet edhe droni i famshëm, që zbriti atë mbrëmje, cilësimimi i Ballist Morinës është jashtë çdo llogjike normale.
Ai përmendet si një terrorist sirian, vetëm se ngriti flamurin me mbishkrimin “Autoktonus”. Është vërtet e turpshme që gjëra të tilla vijnë edhe nga vetë mediat në Serbi, që nxisin turmën dhe e edukojnë me këtë frymë, për të mos kaluar te shtresat më të ulëta.
“Atëherë, kur terroristi sirian Ismail Morina, atë mbrëmje ngriti dronin me flamurin e Shqipërisë së madhe. Ishte pikërisht ky që me veprimin e tij bëri të ndodhë ajo çka u pa atë natë, që të përleshen lojtarët mes njëri tjetrit, madje të shkonte deri në gjykatë për të zgjidhur këtë çështje”, shkruan “Informer” mes të tjerash, teksa kërkon të pasqyrojë takimin mes Crevena Zvezdës dhe Napolit.
Por a mund të quhet ky patriotizëm, apo sëmundje mendore? Për këtë, nuk jemi ende të sigurtë… /Shqiperia.ch/