You are here
Home > Futboll Bota > Pasqyrimi i spektaklit, Klop e komandon me telekomandë dhe Shaqiri thyen autobuzin e Junajtid

Pasqyrimi i spektaklit, Klop e komandon me telekomandë dhe Shaqiri thyen autobuzin e Junajtid

Liverpuli dhe Manchester United kishin gjithë vëmendjen e ditës së djeshme, në takimin më të bukur të kësaj jave. Përballja përfundoi me rezultatin 3-1, ku mes emocioneve të mëdha dhe situatës dramatike, ekipi i Klopit arriti të merrte 3 pikët.

Heroi i ndeshjes? Xherdan Shaqiri. Futet si zëvendësues në fushën e lojës, arrin të shënojë dy gola dhe të jetë lojtari më i dashur i tifozëve. Vlerësime nga të gjitha anët, për lojtarin shqiptar që tani thjeshtë duhet t’i gëzohet momentit.

Një pasqyrim krejtësisht i veçantë ka ardhur edhe nga media prestigjoze “Goal”, që e ka interpretuar nëpërmjet një karikature gjithçka ndodhi në ditën e djeshme. Klop që hedh me telekomandë Shaqirin në autobuzin e Manchester United, që është i prishur dhe nuk mund të përballojë dot fuqinë e futbollistit shqiptar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top