Në Kosovë ndodhen vetëm dy stadiume të cilat kanë leje të UEFA-s për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare. Këtu përfshihet së bashku me “Fadil Vokrrin”, edhe stadiumi “Adem Jashari”.
Por ky i fundit ndodhet në gjendje më të mjerueshme dhe duket të jetë i lënë pas dore. Koncerti i fundit që u zhvillua në këtë arenë, teksa performoi këngëtari i quajtur “Unikatil”, e ka përkeqësuar edhe më shumë gjendjen.
Mbeturinat shihen në çdo pjesë të fushës, ndërsa edhe terreni ngjason më tepër si një tokë e gatshme për t’u mbjellë, sesa për të luajtur futboll. /Shqiperia.ch/