
Nga minuta e parë pritej me Wolfsburgun dhe asnjë ndryshim nuk kishte nga trajneri i ekipit gjerman, që e vendosi futbollistin shqiptar si titullar në fushë.
Besimi i shpërblyer në mënyrën më të mirë të mundshme, Elvis Rexhbecaj e ka treguar prej kohësh sesa vlen në Bundesligë. Jo më kot një ekip i njohur në elitën e futbollit gjerman, e ka kthyer në një lojtar kaq shumë të rëndësishëm.
Këtë herë Wolfsburgu fitoi me rezultatin 1-2 ndaj Frankfurtit, ndërsa në golin e dytë vendimtar ishte Rexhbecaj. Një krosim ëndërrash nga krahu i majtë, gjeti Gincek me portën e boshtatisur. Një lojë fëmijësh ishte realizimi i golit dhe ai nuk mungoi. Futbollisti shqiptar shkëlqen në një tjetër ndeshjem ndërsa për të janë në garë Shqipëria, Zvicra dhe Kosova. /Shqiperia.ch/