You are here
Home > Kombëtarja A > Partizani fiton Superioren, trajneri Gega mund të projektohet për Kombëtaren

Partizani fiton Superioren, trajneri Gega mund të projektohet për Kombëtaren

Partizani ka fituar Superioren këtë sezon, si në një përrallë të bukur. E kush do e mendonte se një gjë e tillë do të vinte në derbi me Tiranën? Ndoshta as në ëndrrën më të bukur.

Të kuqtë fituan në shifrat 2-1, falë dopietës së Cinarit. Pas këtij rezultati, Partizani është matematikisht kampion në futbollin shqiptar. Mëse e merituar, pasi ky klub nuk ka pasur asnjë luhatje gjatë sezonit.

Duartrokitje ka edhe për trajnerin Gega, që ka goditur me zgjedhjet e tij. Flasim për trajnerin që ka drejtuar më parë U-21 e Shqipërisë dhe mund të jetë në projeksionin e së ardhmes te Kombëtarja. Kjo formulë zbatohet në shumë vende të zhvilluara në futboll, teksa një trajner që shkëlqen dhe më parë ka drejtur moshat, merr edhe Kombëtaren A. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top