Disa media të papërgjegjshme në Kosovë kanë nxitur një debat aspak pozitivë mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Kosovës. Aty ku interesat politike apo biznesore përzihen me ndjenjat e patriotizmit, të parët që e pësojnë janë të shigjetuarit.
Dhe kështu ndodhi. Media arriti të fus hundët atje ku duhet të nxiste frymën e bashkëpunimit. Grupimi i “Plisave” u quajtën tradhëtar sepse nuk përkrahin në stadium Kosovën, por Shqipërinë. E për të mos u përhapur më tej, kanë reaguar edhe grupimi i “Skifterave” për të qetësuar bujën në rrjetet sociale.
Në një komunikim në faqen e tyre zyrtare, tifozët kanë kërkuar mirkuptim mes njeri-tjetrit duke mos lejuar përçarje. Skifterat shprehen se ata personalisht do të përkrahin çdo ekip që flet dhe luan SHQIP, pasi mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk ka dallime, por vetëm një bashkim etnik./Shqiperia.ch/
Njoftimi zyrtar në facebok:
Kryesia e Skifterave apelon të gjithë anëtarët e saj që të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë dhe Kosovën në ndeshjet e rradhës.
Përkundër se ne si tifogrup jemi të distancuar dhe nuk marrim pjesë në forma organizative në tifogrupet e përfaqësueseve për arsye tashmë të njohura ne do të jemi gjithëmonë aty ku flitet dhe luhet SHQIP.
Skifterat do të vazhdojnë të jenë në mbështetje të Shqipërisë dhe Kosovës në preferenca individuale.
Popull i dashur , mos përçani , jemi mjaftueshëm shqiptarë për të dhënë mbështetje për të gjithë shqiptarët kudo që na përfaqësojnë.
Etiketimet dhe njollosjet për tradhëti që degjuam sot rrjedhin nga profiterët mediatik dhe nuk guxojmë të lejojm të mbjellin urrejtje dhe padyshim nuk do të arrijnë.
Xhamadani vija vija,
Rroftë KOSOVA,
Rroftë SHQIPËRIA