You are here
Home > Kombëtarja > Panuçi u bën krahasimin spanjollëve: Më e lehtë të drejtosh Realin, sesa Shqipërinë

Panuçi u bën krahasimin spanjollëve: Më e lehtë të drejtosh Realin, sesa Shqipërinë

Trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, mbetet njëkohësisht edhe një figurë e njohur e futbollit botëror. Për këtë arsye tekniku italian merr vëmendjen edhe të mediave më të njohura europiane, të cilat kërkojnë mendimet e tij.

Në një intervistë për “Goal.com”, Panuçi ka analizuar situatën e Realit, i ka dhënë mbështetjen e nevojshme trajnerit Solari, duke bërë edhe krahasimin me Shqipërinë.

“Kur një trajner i ri i bën gjërat në rrugën e duhur, është mirë për të gjithë. Është me e lehtë të drejtosh Realin e Madridit sesa Shqipërinë. Zgjedhja ime mes Romës dhe Realit? E kam zemrën të ndarë, nuk mund të vendos sepse do të humbisja gjithmonë diçka”, tha Panuçi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top