
Shqipëria i ka mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballet në kualifikueset e europianit të ardhshëm, teksa do të ndeshet ndaj Francës, Turqisë, Islandës, Andorrës dhe Moldavisë.
Objektivi i kuqezinjve është një dhe i vetëm, për të përsëritur suksesin e Francës, atëherë kur ekipi i drejtuar nga De Biazi do i mahniste të gjithë me rezultatet e arritura. Trajneri i Kombëtares, Panuçi, nuk i ka mbajtur dot emocionet dhe ka rrëfyer në “TV Klan”, se është në tension përpara këtyre ndeshjeve.
“Unë jam shumë i lumtur që jetoj në Shqipëri. Kam gjetur një vend me dinjitet dhe që sheh larg për të ardhmen. Franca është shumë e vështirë, por për të kaluar Islandën dhe Turqinë duhet të bëjmë diçka të veçantë. Ne po mundohemi të ndërtojmë një grup dhe na është dashur t’i besojmë të rinjëve. E gjithë ideja është për të kaluar dy Kombëtaret që do të luftojmë për kualifikimin më tej. Unë jam që tani në tension. Gjatë hedhjes së shortit unë po dridhesha, sepse nuk i doja disa emra të veçantë për kundërshtarë”, u shpreh Panuçi. /Shqiperia.ch/